
Goethe B2
Besiana
Përshëndetje Diellza, sot e mora certifikatën.
Shkollë gjuhësh në Prishtinë · në klasë & online
Diellëza Academy mëson gjermanisht nga A1 deri në C2 dhe 15 gjuhë të tjera, në grupe të vogla, individualisht ose online nga kudo në botë. Përgatitim për provimet zyrtare, për bashkim familjar dhe për punë, dhe bëjmë përkthime zyrtare.
Gjuhët
Gjermanishtja është zemra e akademisë, por mësojmë edhe gjuhët që kërkon familja, puna ose shteti ku po shkon.
Për gjuhë të tjera, na shkruani. Mësimi bëhet në shqip, anglisht ose gjermanisht.
Punë dhe studime
Ju përgatisim për gjuhën, dokumentet dhe intervistën, që të nisni punë në vendet gjermanishtfolëse pa e kaluar procesin vetëm.
Infermieri dhe kujdes, Ausbildung (aftësim profesional me pagë), zanate, gastronomi. Zakonisht kërkohet B1–B2.
Gastronomi, hoteleri, infermieri. Gjermanishtja B1–B2 dhe njohja e diplomës.
Turizëm dhe punë sezonale, infermieri dhe kujdes. Provimi ÖSD pranohet gjerësisht.
Dorëzimi i ndërrimit, biseda me pacientin dhe familjen, dokumentimi i kujdesit dhe terminologjia klinike, deri te niveli B1 ose B2 që kërkojnë punëdhënësit dhe autoritetet e njohjes.
Përgatitje e synuar për testin e gjuhës që kërkohet për vizë, zakonisht A1, me ushtrime sipas formatit të vërtetë të provimit. Njësoj edhe për Slloveninë (bashkim familjar dhe Stalno).
Gjermanisht e anglisht për intervista, për punë në Call Center dhe për komunikim profesional, me orë të veçanta bisede dhe simulime interviste.
Te Diellëza Academy nuk e mëson vetëm gjuhën. Të ndihmojmë edhe me dokumentet: përkthimet zyrtare, dosjen për njohjen e diplomës dhe aplikimin te punëdhënësi. Kështu nuk ke nevojë të vraposh nga një zyrë te tjetra.
Provimet
Punojmë me formatin real të provimit: llojet e detyrave, menaxhimin e kohës, pjesën me gojë dhe kriteret e vlerësimit.
Si mësojmë
Në klasë në Prishtinë ose online, me grupe të vogla që secili të flasë në çdo orë. Grupe intensive dhe grupe në mbrëmje.
Një me një, me ritëm dhe përmbajtje sipas qëllimit tuaj. E përshtatshme kur afati është i shkurtër ose orari i punës nuk lëviz.
Kemi kursantë në Kosovë, Gjermani, Zvicër, Austri, Slloveni, Kroaci e deri në Zelandën e Re, me të njëjtën cilësi si në klasë.
Kurse gjuhë për punonjësit, në zyrat e kompanisë ose online, si trajnimi ynë i gjermanishtes për ekipin e Sinnphonie.
Disa nga nxënësit tanë në Zelandën e Re e mësojnë gjermanishten me themeluesen tonë prej më shumë se një viti. Pyetjet e tyre, energjia dhe shakatë gjatë orës e bëjnë secilën orë të veçantë.
Kurse online të gjuhës shqipe që fëmijët të flasin shqip me vetëbesim, të lexojnë e të shkruajnë, dhe të mos ndihen të huaj kur vijnë në Kosovë. Edhe për partnerë e familjarë nga jashtë, si Eva nga Sllovenia, që mëson shqip me ne online.
Përkthime
Diploma, kontrata, vërtetime dhe dokumente për vizë, studime ose punë jashtë vendit. Përkthime me vulë zyrtare nga përkthyes të licencuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Suksese
Certifikatat dhe mesazhet na i dërgojnë vetë kursantët. Ja disa nga më të fundit, sipas gjuhës.

Goethe B2
Përshëndetje Diellza, sot e mora certifikatën.
ECL B1
Ooo profesoresha ma e mira, kom kalu testin!

ÖSD A1
E kaloi provimin ÖSD Zertifikat A1 me „bestanden”.
„Mësimdhënësja, Diellëza, ishte shumë profesionale, e durueshme dhe gjithmonë e gatshme të ndihmonte. E rekomandoj për këdo që dëshiron të mësojë gjermanisht.”
Rekomandim në FacebookGjermanisht online deri në C2
Ndoqi kursin online deri në nivelin C2.
Gjermanisht online · Mbretëria e Bashkuar
Anglez që jeton në Britani dhe ka zgjedhur Diellëza Academy për të mësuar gjermanisht online.
Gjermanisht online · Zelanda e Re
Disa nga nxënësit tanë në Zelandën e Re mësojnë gjermanisht me themeluesen tonë prej më shumë se një viti.
Shqip për të huaj · Slloveni
Nga Sllovenia, mëson gjuhën shqipe online me ne.
Nga rrjetet
Fjalë të ditës, dialogë, këshilla për provime dhe lajme për grupet e reja. Ndiqni Diellëza Academy aty ku jeni.
Regjistrimi
Na shkruani në WhatsApp, Viber ose Instagram dhe na tregoni pse ju duhet gjuha.
Një bisedë e shkurtër dhe një test i vogël tregojnë ku jeni tani.
Ju rekomandojmë nivelin, formatin dhe orarin, dhe ju themi hapur sa zgjat rruga deri te qëllimi.
Merrni orarin, materialet dhe grupin tuaj, dhe filloni në terminin e parë të lirë.
FAQ
Zyra jonë është në Rruga Shkupi, Prishtinë 10000. Mësojmë edhe online për kursantë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.
Po. Të gjitha nivelet nga A1 deri në C2 ofrohen edhe online, në grup ose individualisht, me të njëjtin program si në klasë.
Goethe-Zertifikat, ÖSD, telc, ECL dhe DTZ për gjermanishten, NT2 për holandishten dhe provimet e gjuhës sllovene.
Po. Kursi për shëndetësi përfshin dorëzimin e ndërrimit, bisedën me pacientin, dokumentimin e kujdesit dhe terminologjinë klinike, deri te niveli B1 ose B2.
Çmimi varet nga niveli, formati dhe numri i orëve në javë. Na shkruani në WhatsApp ose Viber në 043 561 507 dhe ju dërgojmë ofertën.
Po, përkthime me vulë zyrtare në 24 gjuhë, nga përkthyes të licencuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Kontakt
Përgjigjemi në shqip, anglisht dhe gjermanisht. Informacion për kurset, oraret dhe çmimet japim direkt në mesazh.